Ndërlidhjet

Një i vdekur nga COVID-19 në Serbi


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 241, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.

Gjatë 24 orëve janë testuar 4534 persona dhe prej tyre 25 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë konfirmuar 11,300 raste si të infektuar me koronavirusin e ri.

Aktualisht, 558 pacientë janë të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve janë të vendosur në oksigjenoterapi. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 6.438.

XS
SM
MD
LG