Ndërlidhjet

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën për votimin e qeverisë së re në të cilën pritet të votohet qeveria e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seancën po e udhëheq nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe jo kryeparlamentarja, Vjosa Osmani e cila ka qenë një kundërshtare e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në seancë.

Në fjalimin e tij para deputetëve, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti tha se ndjen përgjegjësi ndaj qytetarëve për detyrat urgjente që e presin vendin.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

XS
SM
MD
LG