Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës voton komisionin hetimor për "keqpërdorimet gjatë pandemisë"


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka votuar për themelimin e një komisioni parlamentar për të hetuar, siç thuhet, dyshimet për keqpërdorime lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19.

Për themelimin e këtij komisioni, votuar 74 deputetë, kurse 10 deputetë abstenuan. Themelimin e këtij komisioni e ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti është në opozitë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se komisioni do të merret me gjithçka që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë, nga ana e qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur dyshimet e tyre se gjatë pandemisë ka pasur keqpërdorime të parasë publike.

Për themelimin e këtij komisioni, kanë votuar edhe deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila deri tani ka qenë në pushtet.

XS
SM
MD
LG