Ndërlidhjet

Engel thotë se MCC nuk është dashur t’i bllokojë fondet për Kosovën


Eliot Engel.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel ka mirëpritur rifillimin e programeve në Kosovë të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Megjithatë, Engel ka kritikuar MCC-në që në muajin mars pezulloi disa programe të zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke thënë se nuk është dashur të bëhej një gjë e tillë.

“Jam i lumtur që MCC ka rifilluar punën në Kosovë. Nuk do të duhej fare që të pezullonte fondet. Kosova ka plotësuar kriteret e MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC-së për të detyruar Kosovën që të ndryshojë politikat është kundër asaj që vetë MCC-ja qëndron”, ka thënë ai.

Më 6 qershor, në ditën kur Qeveria e Kosovës shfuqizoi vendimin për reciprocitetin me Serbinë, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit njoftoi se do të zhbllokojë programet për Kosovën, të cilat ishin pezulluar në muajin mars të këtij viti. Në mars, MCC kishte pezulluar programet për Kosovën, pasi në fuqi ishin ende pengesat tregtare të vendosura ndaj Serbisë, të cilat SHBA-ja bënte thirrje që të largoheshin.

XS
SM
MD
LG