Ndërlidhjet

Maqedoni e V: Arrin në mbi 3 mijë numri i të infektuarve me koronavirus


Shkup, foto nga arkivi.
Shkup, foto nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 111 raste të reja me koronavirus si dhe për dy të vdekur. Të dhënat i referohen testimit të 853 mostrave në 24 orët fundit.

Sipas raportit, viktima janë grua nga Struga e moshën 53 vjeçe dhe një burrë nga Prilepi i moshës 80-vjeçare.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, në Kumanovë 11, Shtip 12, Koçan 9, Tetovë 8, Veles 3 dhe nga 1 në Ohër, Gostivar dhe Kriva Pallankë.

Shkupit mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me 1,264 raste ndërsa brenda qytetit, komuna e Çairit është me numrin më të lartë, me 125 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 6 persona të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 36,325 testime.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 (sëmundja që shkakton koronavirusi) në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3,025, prej të cilëve, 153 ka vdekur, 1,646 janë shëruar kurse 1,226 raste ende janë aktivë.

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi nga e premtja janë në izolim të plotë që do të vazhdojë deri të hënën në 05.00.

Ministri e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për mosrespektim të orës policore janë ndaluar 386 persona, të cilët do të përballen me procedura kundërvajtëse.

XS
SM
MD
LG