Ndërlidhjet

Në Hjuston varroset George Floyd


Hjuston, SHBA
Hjuston, SHBA

Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot George Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë.

Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij.

Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.

Floyd është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG