Ndërlidhjet

OBSH: Rastet asimptomatike rrallë përhapin virusin


Logo e OBSH-së

Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përhapin infeksionin më tej, tha epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

"Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton (virusin) te një person tjetër", tha ajo.

Sipas saj, të dhënat e OBSH-së bazohen në raportet e vendeve që monitorojnë në detaje kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike.

Van Kerkhove tha po ashtu se njerëzit që nuk kanë simptoma të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, shpesh e kalojnë më lehtë atë.

Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

"Sikur t’i kishim vëzhguar të gjitha rastet simptomatike, t'i kishim izoluar ato, t’i kishim monitoruar kontaktet dhe t'i kishim vendosur në karantinë, do të kishim zvogëluar në mënyrë drastike transmetimin e koronavirusit", tha Van Kerkhove.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 7.1 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 3.2 milionë janë shëruar dhe mbi 406,000 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG