Ndërlidhjet

Putin bën paraqitjen e parë publike pas disa javësh


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri paraqitjen e parë publike pas disa javësh izolim, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Rusi.

Putin e shfrytëzoi Ditën Kombëtare të Rusisë për të promovuar një reformë të diskutueshme të Kushtetutës, që mund ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2036.

Ai u bëri thirrje rusëve që të dalin dhe ta votojnë reformën në referendumin e 1 korrikut, duke thënë se është i sigurt se "shumica absolute" e qytetarëve e mbështet atë.

Putin, 67 vjeç, ka udhëhequr Rusinë në 20 vjetët e fundit, qoftë si president apo kryeministër.

Paraqitja e tij e fundit publike ka qenë më 9 maj, në një ceremoni me rastin e Ditës së Fitores. Që atëherë, ai ka punuar nga rezidenca e tij jashtë Moskës.

Moska i ka hequr masat e izolimit këtë javë, përkundër numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Rusia ka konfirmuar rreth 510,000 raste me koronavirus – më së shumti në botë pas Shteteve të Bashuara dhe Brazilit – dhe 6,705 viktima.

XS
SM
MD
LG