Ndërlidhjet

Shumë shtete evropiane hapin kufijtë, por jo me SHBA-në dhe Azinë


Evropa është duke marrë një hap të madh drejt normalitetit, derisa shumë shtete evropiane po i hapin kufijt tre muaj pas izolimit si pasojë e koronavirusit.

Por, turistët nga Shtetet e Bashkuara, Azia, Amerika Latine duhet të presin ende.

Shtetet të cilat mund të udhëtojnë nga BE-ja dhe nëpër bllok janë ato të zonës së Shengenit.

Por, shtetet e mediteranit si Greqia, e cila pret një numër të madh turistësh cdo vjet, janë të brengosura nëse mund të shpallen si destinacione të sigurta, për shkak të rasteve aktive.

Greqia deri tash ka pasur 183 viktima nga koronavirusi, ndërkaq Evropa ka shënuar 182,000 viktima si pasojë e virusit.

Spanja, që pritet të fillojë me turizmin nga 1 korriku, ka lejuar mijëra gjermanë që të vizitojnë ishujt Balearik, si provë dyjavore duke filluar nga e hëna.

Disa shtete kanë hapur edhe kufijtë tokësor. Italia ka filluar këtë proves më 3 qershor ndërsa Polonia ka hapur kufirin të shtunën.

Austria do të rihapë kufijtë të martën përvec me Spanjën, Portugalinë dhe Britaninë.

XS
SM
MD
LG