Ndërlidhjet

Jiri Dienstbier Journalism Fellowship 2020 - 2021


Ilustrim.

Radio Evropa e Lirë ju njofton se ka kënaqësinë të pranojë aplikacionet e atyre që janë të interesuar për programin “Jiří Dienstbier Journalism Fellowship”.

Qëllimi i ndarjes së kësaj burse është që t’iu ndihmojë gazetarëve nga Ballkani Perëndimor, që të ushtrojnë profesionin e tyre në mbështetje të pluralizmit dhe pavarësisë mediale.

Ky program është iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Radios Evropa e Lirë, duke u motivuar nga kontributet e Jiří Dienstbier në gazetari, politikë të jashtme si dhe në fushën e të drejtave të njeriut.

Përmes këtij programi synohet të zgjerohet tradita e Radios Evropa e Lirë në të promovuarit e shoqërive më të hapura përmes gazetarisë.

Programi zgjat shtatë muaj. Të përzgjedhurit do të kalojnë gjashtë muaj në selinë e REL-it në Pragë, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e kompanisë. Dy javë përpara shkuarjes në Pragë, të përzgjedhurve mund t’iu kërkohet të vizitojnë byrotë respektive të REL-it për të kuptuar praktikat editoriale të kompanisë në nivel lokal, si dhe të njoftohen me stafin.

Në muajin e fundit të praktikës, të përzgjedhurit sërish kthehen nëpër byro.

Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në jiridienstbierfellowship@rferl.org deri në orën 08:00 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 11 gusht, 2020.

Periudha e nisjes së programit: 4 janar, 2021 – 30 korrik, 2021.

Shënim: Programi i kësaj burse do të zhvillohet në përputhje me masat e zbatuara pas përhapjes së koronavirusit, si në Republikën Çeke, ashtu edhe në shtetet e të interesuarve, andaj si i tillë mund të pësojë ndryshime.

Për të kuptuar kushtet dhe procedurat e aplikimit, klikoni këtu.

XS
SM
MD
LG