Ndërlidhjet

Një zyrtar policor akuzohet për vrasje pas vdekjes së Rayshard Brooks


Pamje nga protestat në Atlanta.

Prokurorët në Atlanta, Xhorxhia, kanë ngritur akuza kundër një zyrtari të bardhë policor, pas të shtënave fatale me armë zjarri ndaj Rayshard Brooks, javën e kaluar, teksa ai ka ikur, kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë.

Të shtënat fatale kanë ndodhur në më pak se tre javë, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, sa ka qenë në mbajtje policore në Mineapolis, ngjarje që ka nxitur zemërim kombëtar rreth racizmit dhe drejtësisë në baza racore.

Kjo ngjarje ka rezultuar edhe me thirrje për reforma në administratën policore në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari policor i Atlantas, Garrett Rolfe, është akuzuar për vrasje, e cila është e ndëshkueshme me burgim të përjetshëm apo dënim me vdekje. Rolfe, 27-vjeçar, është akuzuar edhe për 10 shkelje tjera, të ndëshkueshme me dekada burgim.

Ai veçse është pushuar nga puna.

Brooks ka qenë duke fjetur në makinën e tij, duke pritur në radhë për ushqim të shpejtë.

Zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë atë pasi i kanë bërë testin nëse është i aftë për pjesëmarrje në komunikacion.

Në disa incizime policore është parë një përleshje, gjatë së cilës, Brooks ka marrë një armë nga zyrarët policorë dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre, teksa është larguar.

Prokurorët kanë akuzuar zyrtarin Rofle edhe për mosdhënie të ndihmës pasi Brooks është qëlluar dhe ka fituar dy plagë në shpinë.

XS
SM
MD
LG