Ndërlidhjet

Anëtari i presidencës së Bosnjës në vetizolim


Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq është në vetizolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar për Radio Evropën e Lirë nga zyra e Komshiqit.

Në përgjigje thuhet se anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, do të testohet për virusin SARS-COV-2 të martën (23 Qershor).

Më 19 qershor, Komshiq vizitoi një qytet në verilindje të Bosnjës. Në një organizim në qytetin Zivinice, ishte i pranishëm edhe kryeteri i Këshillit të Qytetit, Nail Jushiq, i cili është i infektuar me koronavirusin e ri.

Komshiq ishte në izolim për 14 ditë në muajin mars, pasi u kthye nga një udhëtim pune në Kanada.

XS
SM
MD
LG