Ndërlidhjet

Kosova regjistron 52 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar të martën 52 raste të reja me koronaviurs, pas marrjes së 302 mostrave.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti”, është thënë në njoftim.

Po të martën, ky Institut ka njoftuar se, nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 39 persona, duke e çuar numrin total në 1,108.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,268 raste me koronavirusin e ri, prej raportimit të rasteve të para më 13 mars.

Prej tyre, 38 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG