Ndërlidhjet

Në SHBA vazhdon rritja e numrit të personave me COVID-19


Ilustrim.
Ilustrim.

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Më 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.

SHBA-ja ka zgjeruar shkallën e testimit, por zyrtarët janë të shqetësuar me shifrat e reja, pasi numri i të infektuarve kishte një tendencë të rënies në muajin e fundit.

Guvernatori i Teksasit u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse shteti po përballet me një “shpërthim masiv” të virusit, ndërsa guvernatori i Arizonës u bëri thirrje njerëzve të vendosin maska.

Në Teksas, guvernatori Greg Abbott tha se mund të ketë nevojë për kufizime të reja lokale për të mos u ngarkuar spitalet me pacientë.

Kalifornia më 24 qershor raportoi më shumë se 7,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe, një rritje prej 25 përqind në krahasim me rekordin e vendosur javën e kaluar.

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatorët e këtyre tri shteteve – që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi – kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, ka thënë se nuk dëshiron që vizitorët e vendeve tjera të dërgojnë koronavirusin në vendin që ai udhëheq, pasi është punuar shumë për të ulur shkallën e transmetimit të virusit”.

Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore, ka thënë Cuomo.

Nëntë shtete, duke përfshirë, Allabaman, Arkansasin, Arizonan, Floridan, Karolinën Veriore, Uashingtonin, Utah dhe Teksasin, aktualisht janë të prekura me shkallën e përmendur të infektimit.

Masa e karantinës është thënë se do të nisë së zbatuari ditën e enjte.

XS
SM
MD
LG