Ndërlidhjet

Apeli merr vendim kundër A.G dhe të tjerëve


Adem Grabovci.
Adem Grabovci.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se ka gjetur fajtorë të akuzuarit me inicialet, A.G dhe I.G., për dy vepra penale, shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës, në pëputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari tjetër, S.G., është akuzuar për një vepër të tillë penale.

Të akuzuarit, A.G. i është shqiptuar dënimi me kusht prej 1 vjet e 2 muajsh burgim, derisa dënime po ashtu me kusht kanë pranuar edhe, I.G., 1 vit e katër muaj burgim dhe S.G., 8 muaj burgim.

Të tre të dënuarve u është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik për periudhë dyvjeçare.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se bëhet fjalë për ish-shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcin, Ilhami Gashin, dhe Sadat Gashin, të cilët janë dënuar për rastin e njohur si Pronto.

Më 3 janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë, pati shpallur të pafajshëm Grabovcin për akuza që përfshinin edhe 10 persona me funksione të larta zyrtare, si ish-ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe deputetin Zenun Pajaziti.

Në aktakuzë ishte trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.

Ngritja e aktakuzës, kishte pasuar publikimin në media të bisedave telefonike të vitit 2011 të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe ish- kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në vendimin e 1 korrikut, Apeli ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Themelore është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit.

XS
SM
MD
LG