Ndërlidhjet

Apostolova, e zhgënjyer nga mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare


Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së, tha se është “thellësisht e zhgënjyer me dështimin e deputetëve [të Kuvendit të Kosovës]” për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të Kosovës po i privojnë qytetarët të përfitojnë nga fondet dhe mbështetja ndërkombëtare dhe e BE-së”, shkroi Apostolova në Twitter.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që t’i ratifikonte disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pesë marrëveshjet morën 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet mbështetja e 2/3 të deputetëve të kuvendit apo 80 vota.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pesë marrëveshjet ndërkombëtare janë në vlerë prej 253 milionë eurosh dhe do ta ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG