Ndërlidhjet

Mbi 35 mijë të vdekur nga COVID-19 në Meksikë


Meksika gjatë pandemisë.

Më shumë se 35,000 njerëz kanë humbur jetën në Meksikë nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia - një nga vendet e para që ngriti alarmin global mbi virusin.

Por, presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të dielën se pandemia ishte "duke humbur intensitetin".

Ai tha se fajin për shkaktimin e alarmit e kanë "mediat konservatore".

Ky vend regjistroi 276 vdekje të dielën dhe 4,482 taste të të infektuarve, duke çuar numrin e përgjithshëm në gati 300,000.

Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja. Pas saj rradhiten Brazili dhe Britania e Madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona.

XS
SM
MD
LG