Ndërlidhjet

Austria ndalon fluturimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendosur për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit, dhe do të hyjnë në fuqi më 15 korrik.

Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti.

Ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 korrik.

Kompania ajrore austriake “Austrian Airlines” i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk i ka anuluar fluturimet me Ballkanin Perëndimor, por nuk përjashton mundësinë që një masë e tillë të ndodhë së shpejti.

"Ne ndoshta do të vendosim për atë nesër (e mërkurë). Aktualisht ne po përpiqemi që ta sqarojmë me autoritetet dhe të shohim nëse është e mundur të paktën të lejohen fluturimet e tranzitit. Nëse jo, atëherë me siguri do të na duhet t’i anulojmë. Deri më tani, asgjë nuk është anuluar", tha zëdhënësi i "Austrian Airlines", Peter N. Their.

Kjo kompani normalisht ka fluturime të drejtpërdrejta për në Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë.

Masa e re do të prekë linjat ajrore Austrian Airlines, Air Serbia, Montenegro Airlines dhe Wizz Air.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG