Ndërlidhjet

Belgjika nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi


Artisti Bram De Ceurt punon në një grafit të një gruaje me maskë në fytyrë. Belgjikë, 26 mars 2020.

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave mbeti në 9,787.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave.

Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 banorë, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.

Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus.

XS
SM
MD
LG