Ndërlidhjet

Serbia njofton edhe për 10 të vdekur nga COVID-19


Beograd, Serbi.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 persona nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 452.

Shtabi i Krizës, i cili menaxhon me situatën e pandemisë, njoftoi se janë regjistruar edhe 392 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 9.910 testime të kryera.

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, njoftoi se 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për COVID-19.

“Problemi më i madh me koronavirusin është në Beograd dhe Novi Sad, dhe në ditët në vijim do të kemi një rritje të numrit të të infektuarve për shkak të protestave. Sipas të dhënave, disa pacientë kanë deklaruar se kanë qenë në protesta”, tha Lonçar.

Në fillim të muajit korrik në Serbi u protestua kundër masave të pandemisë të cilat autoritetet i kishin paralajmëruar se do t’i vënë në zbatim.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 20,109 raste të të infektuarve me koronavirus janë regjistruar në Serbi.

XS
SM
MD
LG