Ndërlidhjet

Belgjika shënon rritje të rasteve me COVID-19


Belgjika gjatë pandemisë.

Belgjika po shënon një rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri, paralajmëruan të mërkurën zyrtarët e shëndetësorë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet të enjten për të shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së masave të izolimit.

"Situata nuk është pa rrugëdalje, ne ende mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, por duhet të veprojmë shpejt", tha zyrtari shtetëror për çështje të pandemisë, Boudewijn Catry.

Numri mesatar i rasteve të raportuara me koronavirus midis 12-18 korrikut ishte 184.

Kjo shifër shënon një rritje prej 89% të numrin mesatar të rasteve në krahasim me një javë më parë.

Belgjika, ku gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia e koronavirusit.

Rreth 64.258 raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 9.805 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG