Ndërlidhjet

Trump e anulon një pjesë të Konventës së Republikanëve për shkak të pandemisë


Presidenti i SHBA-së. Donald Trump
Presidenti i SHBA-së. Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka anuluar Konventën e Partisë Republikane, e planifikuar të mbahet në Florida, për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të të infektuarve në SHBA.

"Nuk është koha e duhur për këtë", tha ai, duke shtuar se megjithatë ai do të mbajë në një formë tjetër fjalimin e paraparë për këtë ceremoni.

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në SHBA e ka kaluar shifrën katër milionë.

Megjithatë, një pjesë e Konventës do të zhvillohet në Karolinën e Veriut, ku Trump do të emërohet zyrtarisht si kandidat presidencial nga ana e republikanëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Kundërkandidat i Trumpit nga rradhët e demokratëve pritet të jetë ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.

Partia Demokratike do të mbajë Konventën e saj në muajin gusht në formë kryesisht virtuale.

XS
SM
MD
LG