Ndërlidhjet

INTERPOL: Janë arrestuar disa mafiozë të fuqishëm në Shqipëri, Kosta Rikë dhe Argjentinë


Ilustrim.

Gjashtë anëtarë të dyshuar të grupit të fuqishëm mafioz italian “Ndrangheta” janë arrestuar në Shqipëri, Argjentinë dhe Kosta Rikë për dyshime të trafikimit të drogës dhe armëve, tha të premten Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Të dyshuarit mendohet se kanë lidhje me klanin 'Ndrangheta Bellocco' nga Rosarno në jug të Italisë, i cili është i përfshirë në importimin e kokainës së Amerikës së Jugut me anije nga Argjentina dhe Kosta Rikë, thuhet në një deklaratë.

Në një operacion të përbashkët të mbikëqyrur nga Interpol-i dhe policia italiane, tre anëtarë të bandës u arrestuan në Buenos Aires, një në kryeqytetin shqiptar Tiranë, dhe një tjetër në Kosta Rikë, gjatë kësaj jave.

Një i dyshuar i gjashtë, i cili kishte shmangur arrestimin vitin e kaluar, gjatë një operacioni policor ndërkombëtarë anti-mafia, u arrestua në Shqipëri në muajin maj.

Në total, policia sekuestroi 400 kilogramë kokainë, 30 kg hashash, 15 kg marijuanë, një pushkë automatike, tre pistoleta gjysmë automatike, një revole me shurdhues dhe municion të kalibrave të ndryshëm, thuhet në deklaratën e Interpol-it.

Ndrangheta, me qendër në rajonin e Kalabrisë në Itali është bërë grupi mafioz më i fuqishëm i vendit, që vepron në të gjithë botën, raporton AFP.

Lexo edhe këtë: Si u pasurua mafia italiane gjatë pandemisë?

XS
SM
MD
LG