Ndërlidhjet

Stuhia Hanna godet jugun e Teksasit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga stuhia Hanna që ka arritur në jug të Teksasit, ku pritet të ketë erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.

Guvernatori Greg Abbot ka deklaruar gjendje emergjente për 32 vende dhe ka theksuar se përhapja e koronavirusit do të komplikojë punën e shërbimeve emergjente.

Stuhia Hanna ka arritur të shtunën në Ishullin Padre dhe tani është duke kaluar në ishujt Christi dhe Brownsville.

Erërat e forta deri në 145 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme në prona private.

"Çdo përballje me stuhi është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sfidë është më e komplikuar për shkak që ajo po kalon në zonat më të prekura me COVID-19”, tha guvernatori Abbot.

Ndërkohë, stuhia Douglas është duke u afruar drejtë Pacifikut, derisa autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e mëdha.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkruar në Twitter se administrata e tij është duke monitoruar situatën në të dyja shtetet.

Teksasi është duke u përballur me përhapje mjaft të madhe të koronavirusit. Më shumë se 380.000 të infektuar janë konfirmuar dhe rreth 5.000 viktima.

XS
SM
MD
LG