Ndërlidhjet

Dyzetedy pacientë me koronavirus në Kosovë, në gjendje të rëndë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë 603 pacientë - prej tyre 419 me koronavirus.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës tha se nga të infektuarit me koronavirus, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore: 18 në respiratorë dhe 24 në makinat e frymëmarrjes CPAP.

Sipas njoftimit, 369 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë i lartë.

Rekordi u regjistrua të hënën, me 276 raste.

Në total, Kosova ka konfirmuar 7,846 raste pozitive.

Prej tyre, 196 pacientë kanë vdekur dhe 4,267 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG