Ndërlidhjet

Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen mbi 400 pacientë me COVID-19


Mjekët në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.
Mjekët në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njofton se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 428 pacientë të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas njoftimit, në klinikat e Qendrës Klnike Univeristare janë të shtrirë 225 pacientë me COVID-19, ndërkaq në spitalet rajonale po trajtohen 203 pacientë të tjerë.

SSHKUK-ja njofton se 17 pacientë në gjendje më të rënduar janë vendosur në respiratorë, ndërsa 33 të tjerë në makinat me maskë për frymëmarrje, të njohur me shkurtesën CPAP.

Ndërkaq, 355 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Kosovë që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para – e deri më 4 gusht, janë regjistruar 9,274 raste me koronavirus. Prej tyre, 269 pacientë kanë vdekur dhe 5,190 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG