Ndërlidhjet

Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë pjesë në një konferencë telefonike më 9 gusht, së bashku me liderët e Francës, Libanit dhe shteteve të tjera, që po e organizojnë këtë ngjarje me qëllim që të ndihmojnë Libanin pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut.

Trump njoftoi se do të marrë pjesë në këtë ngjarje më 7 gusht, ku shkroi në Twitter se “të gjithë duan të ndihmojnë”.

Presidenti amerikan po ashtu tha se ka folur me presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe i ka thënë se tre avion me furnizime shëndetësore, ushqimore dhe ujë janë nisur në Liban, së bashku me doktorë, infermierë dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Bejruti, një ditë pas shpërthimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Presidenti Trump po ashtu ka folur edhe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili po organizon këtë konferencë telefonike. Trump dhe Macron kanë shprehur “pikëllimin e tyre mbi humbjen e jetëve dhe shkatërrimin në Bejrut”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Shpërthimi i 4 gushtit në zonën e portit të Bejrutit ka lënë të vdekur të paktën 154 persona dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Presidenti libanez Aoun më herët ka thënë se një bombë apo “ndërhyrja e jashtme” mund të jenë përgjegjës për shpërthimin shkatërrues në Bejrut.

Komentet e tij janë të parat e një zyrtari libanez që ngrit mundësinë që shpërthimi të mund ketë qenë i qëllimshëm.

Hetuesit dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut. Hetuesit ende nuk kanë gjetur shpjegim sesi tonelata me materiale shpërthyese janë ruajtur në port dhe si ka ardhur deri te shpërthimi.

Autoritetet libaneze kanë sugjeruar se shpërthimi me gjasë ka ndodhur pas shpërthimit të më shumë se 2,700 tonë të amonit të nitratit – një material shumë shpërthyes që shpesh përdoret si feritlizues. Ky material ishte ruajtur në port, pasi ishte konfiskuar më 2014 nga një anije.

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 20 persona dhe po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

XS
SM
MD
LG