Ndërlidhjet

Përhapja e koronavirusit në Francë, “vështirë e kontrollueshme pa përpjekje të përgjithshme”


Pamje nga Parisi.
Pamje nga Parisi.

Përhapja e sërishme e koronavirusit në Francë do të jetë vështirë e kontrollueshme pa përpjekje kolektive për të ndalur shkallën e infektimit, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Jean Castex.

Ai ka paralajmëruar se publiku është duke u bërë i pakujdesshëm, pasi të dhënat zyrtare kanë treguar për 5,000 raste të reja të infektuara me koronavirus, nga e shtuna deri të hënën.

Epidemia me këtë virus deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 30,300 persona në Francë.

“Nëse nuk veprojmë në mënyrë kolektive, ne do ta ekspozojmë veten para një rreziku të theksuar pasi epidemia do të jetë vështirë e kontrollueshme”, ka thënë Castex gjatë një vizite në një spital për kujdes intensiv në jug të Francës.

Sikurse në shumicën e vendeve evropiane, ashtu edhe në Francë, shpërthimet e reja të koronavirusit janë vërejtur pas nisjes së pushimeve, organizimeve familjare dhe kthim të njerëzve nëpër zyra.

Britania e Madhe ka thënë se nuk do të hezitojë në vendosjen e më shumë shteteve në listën e karantinës, duke përfshirë Francën, vend në të cilin shumë britanikë i kalojnë pushimet verore.

Më herët gjatë ditës, presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbajtur një konferencë me ministrat e kabinetit të tij përmes video-lidhjes.

Përgjatë takimit është vendosur që Franca të zbatojë kufizime të reja për 20 qytetet më të mëdha, me qëllim të uljes së shkallës së infektimit, duke thënë se ndalesa për organizimet me më shumë se 5,000 njerëz do të jetë në fuqi deri më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG