Ndërlidhjet

Tri net të përleshjeve të dhunshme në rrugët e Bjellorusisë

Bjellorusia është përballur me protesta në rrugë për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

Shtypja e madhe qeveritare ndaj protestave – me më shumë se 5,000 persona të ndaluar, mbi 200 nëpër spitale dhe një të vdekur- ka ardhur pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti aktual, Alexander Lukashenka, ka fituar 80 për qind të votave, për dallim nga rivalja e tij Tsikhanouskaya, që është thënë të ketë fituar 10 për qind të votave.

Lukashenka mban pozitën e presidentit të Bjellorusisë nga viti 1994.

Zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata, për të shpërndarë protestuesit në kreqytetin bjellorus, Minsk, ku përmes disa pamjeve nëpër rrjetet sociale është parë se policia ka ndaluar njerëz në disa lokacione.


Trego më shumë

XS
SM
MD
LG