Ndërlidhjet

Kosovë: 13 viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19


Qendra Klinika Universitare e Kosovës.
Qendra Klinika Universitare e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, në raportet ditore për situatën epidemiologjike, njoftoi se të enjten, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 438.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi gjatë një konference për media në Prizren, se nga testimi i 471 mostrave, janë regjistruar edhe 158 raste të reja të të infektuarve, dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm shkon në 12.006.

Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë konstatuar 245 pacientë . Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 7.929.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3.639.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, aspekti klinik i pacientëve të prekur nga COVID-19, edhe më tutje vazhdon të jetë i rënduar.

"Në spitale janë të shtrirë 533 paciente të prekur nga COVID-19 ose në pritje të rezultateve. Prej tyre, 342 janë në oksigjenoterapi, 42 janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet me aparate respiratore. Prej tyre, 16 të intubuar dhe 26 të tjerë me formën tjetër të ventilimit mekanik të njohur si CPAP", tha Krasniqi.

XS
SM
MD
LG