Ndërlidhjet

Shefi i ANEB-it planifikon ta vizitojë Iranin


Shefi i ANEB-it, Mariano Grossi.
Shefi i ANEB-it, Mariano Grossi.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Mariano Grossi tha se do të udhëtojë në Iran më 24 gusht, për të parë nëse ka “përparim konkret” mbi kërkesat që ka kjo agjenci ndaj Teheranit.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Grossit në Iran, që prej se mori drejtimin e Agjencisë për Energji Bërthamore, tetë muaj më parë.

Kjo agjenci dhe Teherani kanë mosmarrëveshje sa i përket “masave mbrojtëse” dhe bllokimin e vazhdueshëm që Irani po ua bën inspektorëve të kësaj agjencie.

Irani nuk po u lejon qasje inspektorëve në dy vende ku mund të ketë aktivitet bërthamor. Pikërisht, dyshimet se Teherani nuk po i përmbahet marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, të arritur më 2015, bën që SHBA-ja të tërhiqej nga marrëveshja. Uashingtoni ka bërë thirrje që OKB-ja të rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

“Synimi im është që takimet në Teheran të çojë në përparim korrekt, në veçanti për të zgjidhur çështjen e qasjes së inspektorëve”, tha Grossi.

Grossi pritet të takohet me zyrtarë të lartë iranianë.

XS
SM
MD
LG