Ndërlidhjet

Nën 100, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 13 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 480.

Të dhënat e së hënës kanë treguar edhe për 99 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 406 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,547 të infektuar me këtë virus.

Deri më tani 8,657 pacientë janë shëruar, derisa aktualisht janë 3,410 raste aktive.

Përveç këtij Instituti në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar mbi 80 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19.

Përmes testit serologjik një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Testet virologjike – që aktualisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë - përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

XS
SM
MD
LG