Ndërlidhjet

Kosovë: 8 viktima dhe 136 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe tetë viktima nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Me këtë shifër, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo sëmundje arrin në 488.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka testuar 471 mostra, nga të cilat janë konfirmuar 136 raste të reja me COVID-19.

Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive.

Prej tyre, 8,788 pacientë janë shëruar - 131 nga ta në 24 orët e fundit, njoftoi IKSHPK-ja.

Raste aktive aktualisht janë 3,407.

XS
SM
MD
LG