Ndërlidhjet

Mali i Zi: Ligji për fenë në garën zgjedhore


Mali i Zi: Ligji për fenë në garën zgjedhore
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi mbahen në kohën e krizës politike për shkak të Ligjit për Liritë Fetare, i cili është miratuar në fund të vitit 2019. Kisha Ortodokse Serbe, e cila konsideron se me këtë ligj, shteti synon t'ia marrë pronën, përveç organizimit të protestave masive, ka dalë hapur në anën e opozitës. Kisha u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë kundër partive që po "rrëmbejnë" kishën. Kështu, çështja e ligjit është bërë temë e rëndësishme në fushatën politike. *Shënim: Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka kërkuar video-deklaratë edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila pas tetë ditësh negociata është përgjigjur negativisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG