Ndërlidhjet

Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turpi i bashkësisë ndërkombëtare


Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ai ka thënë se në këtë ditë kujtohen "1647 qytetarët tanë të pagjetur".

"Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", ka shkruar Thaçi në Facebook, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

"Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje", ka shkruar Thaçi.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë thonë se e kanë te bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG