Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë nga një sulm në Pakistan


Harta e Pakistanit.

Nga shpërthimi i një bombe në Pakistan kanë vdekur tre ushtarë dhe një tjetër është plagosur.

Zyrtari i Policisë, Shaukat Ali, i tha Radios Evropa e Lirë se ushtarët ishin në një patrullë rutinë më 2 shtator kur shpërthimi goditi automjetin me të cilin po udhëtonin.

Ali tha se katër ushtarët ishin plagosur fillimisht, por tre prej tyre vdiqën më vonë në spital, duke përfshirë një toger.

Ushtari i katërt i plagosur është në gjendje kritike, sipas oficerit të policisë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë.

Vendi ku ndodhi shpërthimi, Uaziristani i Jugut gjendet afër kufirit afgan, dhe kishte shërbyer si një bazë militante, deri në vitet e fundit, kur Pakistani tha se operacionet e tij atje kishin pastruar zonën nga talibanët dhe grupet e tjera militante.

XS
SM
MD
LG