Ndërlidhjet

Në Bruksel hapet tema e Asociacionit, çështjeve pronësore dhe financiare


Takimi i dytë ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:24 0:00

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve, të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik. Ata konfirmuan se gjatë takimit të së hënës në Bruksel kanë hapur dy tema të reja: Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar të mbahet më 28 shtator.

Takimi në nivel të ekspertëve do të zhvillohet më 17 shtator.

Në Bruksel, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, zhvilluan takim të përbashkët nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti: Kemi përmbyllur me pozitivitet çështjen e personave të pagjetur

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se janë diskutuar dy tema të ndjeshme - obligimet financiare, që nënkupton dëmet e luftës, borxhin publik dhe se pala serbe e ka shtruar çështjen e Asociacionit. Hoti tha se për këto dy çështje do të diskutohet edhe në takimet e ardhshme në Bruksel.

“Kemi një marrëveshje të vitit 2015 që është arritur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është shtruar kjo marrëveshje në tavolinë për zbatimin e saj dhe ne tash do të diskutojmë si pjesë të marrëveshjes përfundimtare, duke mos e bërë asnjë veprim derisa nuk e përmbyllim marrëveshjen finale”, tha Hoti.

Duke folur për temën e personave të pagjetur, Hoti tha se është shënuar përparim.

"Kemi përmbyllur me pozitivitet çështjen e personave të pagjetur, që është çështje e ndjeshme dhe besoj se shumë shpejtë do të mbyllet edhe teknikisht dy ekipet tona", tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës shtoi se ekziston një koordinim i plotë mes SHBA-së dhe BE-së për procesin e dialogut.

Ai tha se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për drafitimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, si shtet që jemi të gatshëm të lëvizim përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

“Unë me kënaqësi them se është bërë progres në draftimin e marrëveshjes finale mes të dy shteteve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohjen reciproke”, shtoi ai.

Vuçiq: Prishtina do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në kuadër të dialogut tani po trajtohen çështje të vështira dhe palët kishin pikëpamje të ndryshme. Kjo sipas tij, bën që bisedimet të jenë më të komplikuara dhe më të vështira.

"Sidoqoftë, unë nuk jam i pakënaqur me takimin e sotëm", tha ai.

Vuçiq tha se në takimin e së hënës, ishte pala serbe ajo që hapi çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se për këtë temë do të diskutohet edhe në raundin e ri të bisedimeve.

Familjarët në një tubim në Prishtinë: Të zhdukurit, çështje e përbashkët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Presidenti serb deklaroi se për temën e “personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave të zhdukur” u diskutua mundësia e inspektimit të të gjitha arkivave.

"Ne kemi rënë dakord për një mekanizëm për përcaktimin e regjistrave të personave të zhvendosur dhe personave të zhdukur dhe qasjen në të gjitha arkivat. Prishtina do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur, i cili është një hap i rëndësishëm, megjithëse ne mbetemi të rezervuar për rezultatet në praktikë", paralajmëroi Presidenti i Serbisë.

Vuçiq tha se sapo të formohen Qeveria e re serbe, ai do të paraqesë para kuvendit, "temën e Kosovës".

Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Më herët, Borrell, në një deklaratë që është shpërndarë nga zyra e tij, ka paralajmëruar se sot në dialog do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”.

“Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Borrell.

Borrell: E natyrshme që Kosova dhe Serbia të kenë pozicione të ndryshme
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:58 0:00

Borrell po ashtu tha se “është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zotuar se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja.

“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Takimi në Bruksel vjen pasi më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik. Marrëveshja, u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ndërmjetësues të marrëveshjes për normalizim ekonomik ishin këshilltari për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien dhe i dërguari i presidentit Trump për dialgoun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes së 4 shtatorit, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në një konferencë për media të premten, më 4 shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell ka deklaruar se pika 10 e marrëveshjes, e cila ka pasur të bëjë me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, “është në agjendë të hënën në Evropë”.

“Kështu, të hënën, ajo çështje do të trajtohet në detaje në Bruksel. Dhe kështu u ndjeva i sigurt se ne mund të lejonim këtë - dhe të punojmë me evropianët për këtë çështje. Dhe prandaj është hequr”, ka thënë Grenell.

Marrëveshje "për tejkalimin e ndasive" dhe fokusimin në ekonomi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Takimi në Bruksel të hënën është i dyti në nivel të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, që nga rifillimi i dialogut më 16 korrik. Dialogu për 20 muaj ishte ndërprerë për shkak të taksës doganore - dhe më pas reciprocitetit - ndaj improteve serbe, masa këto të vendosura nga autoritetet në Prishtinë.

Qeveria Hoti ka hequr të gjitha barrierat tregtare me qëllim që t'i jepet shans rinisjes së dialogut.

XS
SM
MD
LG