Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë të vdekur, 85 të infektuar me COVID-19


Ilustrim.
Ilustrim.

Kosovës të hënën i janë​ shtuar 85 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 432 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 568.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 97 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,993.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,204 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ditët e fundit është vërejtur rënie e lehtë dhe graduale e numrit të të prekurve me koronavirus, çka sipas tij ka lejuar “frymëmarrje më të lehtë të ekspertëve shëndetësorë”.

XS
SM
MD
LG