Ndërlidhjet

IKSHPK: 5 të vdekur dhe 50 të infektuar me koronavirus


Foto ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të premten se kanë vdekur edhe 5 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 50 persona të infektuar me koronavirus. Rezultatet janë në bazë të 561 mostrave të testuara.

Në raport bëhet e ditur se janë shëruar edhe 117 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 2.760.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14.496 persona, prej tyre 11.150 janë shëruar ndërsa 586 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG