Ndërlidhjet

Ushtria Serbe ka pezulluar 200 aktivitete të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar, thotë ministri i Mbrojtjes


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin.

Ushtria Serbe ka pezulluar punën në rreth dyqind aktivitete ushtarake ndërkombëtare, të cilat ishin planifikuar të mbahen në gjashtë muajt e ardhshëm, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin.

"Në gjashtë muajt e ardhshëm, ishte planifikuar që të stërviteshim me përfaqësuesit e ushtrive të tjera të botës gjithsej tetë herë, katër herë me ushtritë e Lindjes dhe katër herë me ushtritë e Perëndimit", tha Vullin.

Nga ana tjetër, NATO-ja ka thënë se nuk ka planifikuar ngjarje specifike me Serbinë në muajt e ardhshëm, porse mbetet e përkushtuar për një partneritet, “në interes të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”.

Aleanca Veri-atlantike i bëri komentet për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, më 9 shtator, pasi Qeveria e Serbisë vendosi të mërkurën që, në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i ngrijë të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake.

Vendimi i Qeverisë së Serbisë erdhi një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë publikoi informacionin se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë, të quajtur “Vëllazëria sllave”.

XS
SM
MD
LG