Ndërlidhjet

Arrestohet një gazetar për shkak të komenteve të tij për ushtrinë pakistaneze


Ushtarët pakistanezë. Foto nga arkivi.
Ushtarët pakistanezë. Foto nga arkivi.

Një gazetar pakistanez është arrestuar në qytetin Karaçi, nën akuzat se ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale urrejtëse ndaj ushtrisë së vendit, thanë policia dhe familja e gazetarit.

Bilal Farooqi, që punon për gazetën në gjuhën angleze Express Tribune, është arrestuar në shtëpinë e tij më 11 shtator.

“Përmes postimeve në rrjetet sociale, Bilal Farooqi ka shpifur kundër Ushtrisë pakistaneze dhe në këto postime ai ka përdorur elemente anti-shtetërore”, thuhet në raportin policor të cilin e ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

Në po këtë raport po ashtu pretendohet se gazetari përmes rrjeteve sociale ka nxitur urrejtje fetare dhe ka tentuar të nxisë kryengritje kundër ushtrisë.

Familja e gazetarit Farooqi tha për mediat sociale se policia ka konfiskuar telefonin e tij dhe ka bastisur shtëpinë e gazetarit.

Gazetarët dhe avokuesit për liri të shtypit e kanë akuzuar Ushtrinë pakistaneze dhe agjencitë e tjera se po i bëjnë presion mediave që të zbusin kritikat e tyre ndaj ushtrisë, gjatë raportimeve mediale.

XS
SM
MD
LG