Ndërlidhjet

Kosovë: Tre të vdekur dhe 47 raste të reja me koronavirus


Një pacient me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Fotografi nga arkivi.
Një pacient me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Fotografi nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 47 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 525 mostrave.

Që prej 13 marsit – kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus – e deri më 27 shtator, IKSHPK-ja njofton se janë regjistruar 15, 472 raste me koronavirus.

Prej tyre, 622 pacientë kanë vdekur dhe 13,278 janë shëruar.

Kurse, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,572.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) thotë se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale, po trajtohen 182 pacientë, 100 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Prej tyre, katër pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë vendosur në respiratorë, tetë po trajtohen me makinën për frymëmarrje e njohur me shkurtesën CPAP. Ndërkaq, 124 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.

XS
SM
MD
LG