Ndërlidhjet

Debati Trump-Biden: Retorikë e zjarrtë dhe sulme personale nga fillimi deri në fund


Trump, Biden përplasen në debatin e parë kaotik
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:05:32 0:00

Trump, Biden përplasen në debatin e parë kaotik

Kandidati presidencial demokrat në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe presidenti, Donald Trump, i kaluan 90 minuta kaotike në debatin e tyre të parë presidencial, me ndërprerje të fjalës dhe përplasje verbale, duke nxjerrë në pah stilet shumë të ndryshme të dy kandidatëve për president.

Ata debatuan për pandeminë e koronavirusit, nominimin e një gjykatëse të re të Gjykatës Supreme, rendin dhe ligjin si dhe marrëdhëniet racore.

Trump dhe Biden, gjatë debatit shumë shpesh i flisnin njëri-tjetrit, dhe në një moment Biden e quajti Trumpin një "gënjeshtar, një palaço", pastaj "këlysh i Putinit", si dhe në një moment i tha: "A do ta mbyllësh gojën, burrë?".

Si zgjidhet një president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:08:58 0:00

Trump, nga ana e tij tha se "e majta radikale" e ka Bidenin të "mbërthyer përreth gishtave" dhe tha se djali i tij Hunter, kishte përfituar në mënyrë të papërshtatshme gjatë punës në Ukrainë, duke shfrytëzuar lidhjes e babait të tij.

Akuzat e ndërsjella mes kandidatëve, bëheshin aq shpesh, sa që moderatori i debatit, Chris Wallace, nga Fox News, u shfaq i acaruar disa herë. Ai ishte veçanërisht i irrituar me Trumpin, duke iu lutur presidentit që të mos ndërpresë dhe duke i kujtuar atij se ekipi i fushatës kishte rënë dakord me rregullat e debatit.

Të dy kandidatët nuk i shtrenguan dorën njëri-tjetrit në fillim të debatit, pasi ky akt tradicional u hoq nga plani për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përballja mes tyre u ndoq nga një audiencë në sallë prej më pak se 100 personash. Ngjarja u mbajt në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

Paralajmërime për “mashtrime” në zgjedhjet në SHBA
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:06:25 0:00

Biden gjatë debatit e sulmoi Trumpin lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit, duke thënë se presidenti "priti e priti" për të vepruar dhe se ai "ende nuk ka një plan".

Ai i tha Trumpit që të "dilte nga gracka e rërës" - duke iu referuar lojës golf të cilën e praktikon Trump - dhe të shkonte në Zyrën Ovale për të dalë me një plan dypartiak në mënyrë që të shpëtojë njerëzit nga pandemia.

Por, Trump iu përgjigj: "Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme", duke shtuar, "por unë të them ty, Joe, ti kurrë nuk do të mund ta kishe bërë punën që ne bëmë. Nuk e ke në gjak këtë punë”.

Trump përsëri sinjalizoi gjatë debatit se ai mund të mos pranonte një humbje në zgjedhje dhe kritikoi votimet e hershme dhe fletëvotimet me postë. Në të kaluarën ky lloj i votimit është praktikuar në Shtetet e Bashkuara pa probleme serioze. Trump këmbëngul se ato janë të ndjeshme ndaj mashtrimeve.

Biden u bëri thirrje votuesve të votojnë "sido që të jetë mënyra më e mirë për ju", duke thënë se Trump "nuk do të jetë në gjendje t'ju ndalojë të përcaktoni rezultatin e këtyre zgjedhjeve".

Profili i Donald Trump
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:09 0:00

Kandidatët kaluan një pjesë të kohës duke debatuar mbi nominimin që Trump i bëri Amy Coney Barrett si gjyqtare në Gjykatën Supreme për të zëvëndësuar të ndjerën, Ruth Bader Ginsburg. Biden dhe demokratët e tjerë e kanë kundërshtuar Trumpin për vendimin e ndërmarrë kaq pranë mbajtjes së zgjedhjeve.

Por, Trump tha se republikanët kanë fituar zgjedhjet më 2016 dhe për këtë arsye kanë të drejtë të zgjedhin.

Trump gjithashtu u deklarua për një raport hulumtues të publikuar nga gazeta New York Times në të cilin pretendohej se ai ka përdorur zbrazëtira ligjore për të paguar më pak taksa në të ardhurat personale në vitet e fundit.

Trump këmbënguli se ai ka paguar "miliona" taksa dhe tha se të gjithë udhëheqësit e biznesit bëjnë të njëjtën gjë si ai "nëse nuk janë budallenj". Ai tha se publiku do të njoftohet për kthimin e tij personal të taksave, por nuk do të tregoi kur do të ndodhë kjo.

Disa orë para debatit kandidati demokrat, Joe Biden, publikoi deklaratat e tij tatimore që tregojnë se ai dhe gruaja e tij Jill paguan më shumë se 346.000 dollarë taksa federale dhe pagesa të tjera për vitin 2019 me të ardhura prej gati 985.000 dollarësh.

Kur gjatë debatit u hap tema për marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara, Trump anashkaloi një pyetje nëse ai ishte i gatshëm të dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet ushtarake.

"Unë do të thoja se pothuajse gjithçka që shoh vjen nga krahu i majtë, jo nga krahu i djathtë", u përgjigj Trump.

"Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka. Unë dua të shoh paqen”, tha ai.

Biden akuzoi Trump për përdorimin e "gjithçkaje në përpjekje për të gjeneruar urrejtje dhe ndarjes racore".

Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:06:31 0:00

Trump ia përmendi Bidenit mbështetjen për një ligj kundër krimit sa ka qenë senator në vitet 90-ta, dhe tha se Biden kishte trajtuar afro-amerikanët "gati më keq sa çdokush në këtë vend".

Toni i ashpër gjatë debatit të parë, menjëherë ngriti pikëpyetje nëse dy debatet tjera midis Biden dhe Trump do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar.

Debati tjetër në kuadër të fushatës është midis kandidatëve për nënpresident. Nënpresidenti aktual, Mike Pence dhe senatorja Kamala Harris do të debatojnë më 7 tetor.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG