Ndërlidhjet

Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë


Belgjika gjatë pandemisë.

Belgjika, një nga vendet evropiane që është goditur më së shumti nga pandemia e koronavirusit, të mërkurën njoftoi se numri i të vdekurve nga sëmundja COVID-19 kishte kaluar shifrën 10.000.

Gjatë kulmit të pandemisë në muajin prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë, sipas Institutit Sciensano.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia.

Që nga vera, kapaciteti i testimit është rritur, duke çuar në një rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive të regjistruara, veçanërisht në shtator kur njerëzit u kthyen në punë dhe shkollë pas pushimeve verore.

XS
SM
MD
LG