Ndërlidhjet

Edhe 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk u konfirmua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka diagnostikuar 46 raste të reja pozitive nga testimi i 580 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 62 pacientë.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 15,620 raste pozitive, 625 viktima dhe 13,554 të shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 1,441.

XS
SM
MD
LG