Ndërlidhjet

Vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë


Fotografi ilustruese.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, është njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur të enjten në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), tha për Radion Evropa e Lirë, Laureta Ulaj, zëdhënëse në këtë Prokurori.

“Në lidhje më rastin, Prokuroria e Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, shprehet Ulaj.

Drejtori ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës, Naser Krasniqi, në një konferencë për media, ka konfirmuar se të enjten nga ora 12 deri në ora 4 të mëngjesit, në këtë institucion kanë hyrë persona të panjohur dhe kanë vjedhur një kasafortë.

Krasniqi nuk ka dhënë ndonjë informacion se çfarë ka pasur brenda kësaj kasaforte, por ka thënë se më këtë rast janë duke u marrë organet e rendit.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se më 22 tetor, në ora 08:05 është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.

“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, tha Policia.

XS
SM
MD
LG