Ndërlidhjet

IKSHPK: Mosrespektimi i masave po rrezikon situatën epidemiologjike


Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër pandemisë, me theks të veçantë në mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe distancës fizike.

"Pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale", thuhet në një postim të IKSHPK-së, në rrjetin social Facebook.

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar me koronavirusin e ri.

IKSHPK thotë se ky është numër rekord dhe se rritja e numrit të rasteve, javën e fundit, është pasojë e neglizhimit të masave.


"Pakujdesia e disa qytetarëve shton rrezikun e përhapjes së infeksionit dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara e që mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve", thotë IKSHPK.

Në Kosovë raste aktive aktualisht janë 2.658.

Që nga mesi i muajit mars, janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15.295 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG