Ndërlidhjet

Bota po ndahet midis shteteve demokratike dhe atyre autoritare, thotë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë


CHINA-TAIWAN/
CHINA-TAIWAN/

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, thotë se gjeopolitika në botë po riformësohet me një ndarje midis shteteve demokratike dhe autoritare, ndërsa më shumë vende e kuptojnë kërcënimin e paraqitur nga Kina.

"Unë mendoj se ajo që ne do të fillojmë të kemi është një ndarje në botë midis demokracive…dhe vendeve autoritare që po ofrojnë një qasje tjetër ndaj botës", tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien, për Institutin Hudson.

O'Brien, i cili zëvendësoi John Boltonin në shtator të vitit 2019, tha se kjo situatë ndryshon nga ajo e epokës së Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ndanë një pjesë të botës në dy kampe, pasi, sipas tij, në atë kohë kishte dhjetra vende që nuk u bashkuan me asnjërën fuqi.

Ai renditi Rusinë, Iranin dhe Kinën midis regjimeve autoritare të botës dhe tha se shtetet e tjera "po lëvizin në atë drejtim". Ai përshkroi disa nga shtetet autoritare si demokraci "pseudo" të drejtuara nga një parti, ose një individ i fuqishëm.

Rusia, Bjellorusia dhe vendet në Azinë Qendrore kanë gjurmë të demokracisë, të tilla si zgjedhjet, por ato manipulohen rregullisht në favor të elitës në pushtet.

"Mendoj se ju do të shihni një grup demokracish të udhëhequra nga vende si Brazili, India dhe Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët dhe pastaj një grup vendesh autoritare", tha ai.

O’Brien paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin global që paraqet përdorimi i teknologjisë nga Kina për të kontrolluar qytetarët e saj dhe për të spiunuar kombet e tjera.

Ai tha se Kina do të ketë qasje në "çdo pjesë të të dhënave personale" për njerëzit në të gjithë botën nëse qeveritë e tyre përkatëse do të zgjedhin të përdorin teknologjinë kineze 5G në rrjetet e tyre.

O’Brien tha se ndarja midis botës demokratike dhe botës autoritare do të reflektohet kryesisht nga ato vende që zgjedhin të përdorin rrjetin 5G të Kinës.

Ai tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bën përparim në përpjekjen e saj për të bindur vendet aleate dhe kombet mike që të ndalojnë teknologjinë kineze 5G.

XS
SM
MD
LG