Ndërlidhjet

Orë policore në Filadelfia për të frenuar trazirat


Ilustrim.

Në qytetin amerikan, Filadelfia, ka nisur së zbatuari ora policore, pas protestave të dhunshme, që kanë shpërthyer pas të shtënave me armë zjarri të policisë ndaj një të riu me ngjyrë, i cili ka mbajtur një thikë në dorë.

Sipas nënës së tij, i riu ka pasur probleme mendore.

Zyrtarët e këtij qyteti kanë marrë vendim për orë policore gjatë natës, ndërkohë që bizneset kanë pastruar dëmin e shkaktuar nga dy net të plaçkitjeve.

Kryetari, Jim Kenney ka thënë se Garda Kombëtare e Pensilvanisë po ashtu do të angazhohet, për të ndihmuar në ruajtjen e pronës dhe asistimin e policisë.

Policia është zotuar se do të prezantojë incizimet që tregojnë ngjarjen që ka rezultuar me vdekjen e Walter Wllance Jr. më 26 tetor.

Policia ka thënë se ka shtënë në drejtimin e tij pasi ai ka injoruar urdhrat për të hedhur thikën.

Nëna e tij ka thënë se ka paralajmëruar policinë se djali i saj ka qenë duke u përballur me kriza të shëndetit mendor.

Përleshjet kanë nisur pak pasi Wallace, 27-vjeçar, ka vdekur.

Protesta janë mbajtur edhe në Uashington, Nju Jork, Portland dhe Oregon.

Dy net të vandalizimit të Filadelfia kanë ndodhur në kohën kur tensionet veçse janë të rritur për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Më shumë se 170 persona janë arrestuar dhe rreth 50 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet me protestues.

Protestuesit kanë dënuar përdorimin e forcës kundër afrikano-amerikanit.

Vdekje të ngjashme të personave me ngjyrë në duart e policisë, kanë nxitur protesta masive në shumë shtete amerikane këtë vit.

XS
SM
MD
LG