Ndërlidhjet

Kosovë: Mbi 1 mijë të testuar, 284 pozitivë në koronavirus


Oborri i Qendres Klinike Universitare të Kosovës.
Oborri i Qendres Klinike Universitare të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 284 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 vdekje nga sëmundja COVID-19.

Rezultatet e të infektuarve janë në bazë të 1.058 mostrave të testuara. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë ndërsa raste aktive janë 2.869.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë vdekur, ndërsa 15.367 janë shëruar.

Më herët, Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë ka miratuar Planin për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19, i cili është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19. Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se "situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angazhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me COVID-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik".

Sipas njoftimit, plani i miratuar ka pesë pjesë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i rrezikut, menaxhimi i rrezikut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi.

XS
SM
MD
LG